Policia i vendos gjobën veturës ndërtuar nga bora

6:16 am 19.01.18

 

Një kanadez ka marrë gjobë nga policia për veturën e tij të ndërtuar nga bora.

Gjatë ditëve kur bora binte pa ndërprerë, Simon Laprise, nga Montreali, ndërtoi një veturë Delorean (të stilit nga filmi Back to the Future) në pjesën anash rrugës kryesore në lagjen e tij.

“Ishte një ditë e bukur,” ka treguar Laprise për revistën Vice. “Kështu që, vendosa të ndërtoj diçka nga gjithë ajo borë, të bëja një shaka për ata që merreshin me largimin e borës, dhe të knaqesha duke skalitur një veturë. Nuk ishte hera e parë për mua, vetëm se hera e parë që e bëja në rrugë në ditën kur po bëhej pastrimi i borës.”

Pas përfundimit të skulpturës prej bore, Laprise është befasuar me atë që ndodhi. Policia i kishte vendosur një gjobë në pjesën e përparme të veturës.

Pasi pa se çfarë kishte ndodhur, Laprise fotografoi veturën dhe shpërndau fotot në Facebook bashkë me komentin “Muhahaha,”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM