Policia e Londrës po heton Kevin Spaceyn në dyshimet për sulm seksual

5:09 pm 22.11.17

 

Dy herë aktori fituesi i çmimit Oskar, Kevin Spacey, është duke u përballur me disa akuza të cilat e vendosin atë si të dyshuar për sjellje jo të hijshme, akuza për sulme dhe nga ngacmime seksuale.

Ka më shumë se një muaj që emri i aktorit Hollywoodian është pjesë e shkrimeve nëpër media rreth akuzave që i drejtohen atij nga aktorë dhe njerëz që kanë punuar me të.

Tani, policia e Londrës ka konfirmuar se është duke hetuar Spaceyn rreth dyshimeve për një sulm seksual në vitin 2005, në kohën kur aktori amerikan ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic në Londër.

Ky është hetimi i dytë që Scotland Yard ndërmerr ndaj Spaceyt. Këtë herë dyshohet rreth një incidenti që mendohet se ka ndodhur në vitin 2005 në Lambeth, lagjen në Londër ku gjendet teatri Old Vic.

Ndërkohë, ky teatër ka treguar se së fundmi që ka pranuar 20 dëshmi personale të njerëzve që kanë punuar aty, të cilët kanë treguar për sjelljet jo të hijshme të Spaceyt derisa ishte drejtor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM