Polici francez vret tre persona dhe veten

5:54 pm 19.11.17

 

Një polic në Francë ka vrarë tre persona dhe më pas ka qëlluar veten për vdekje në një qytezë në afërsi të Parisit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shtunë në qytezën Sarcelles, derisa mendohet se e gjitha ka ndodhur pas grindjeve brenda familjes.

Tre personat e vrarë raportohet se janë babai i të dashurës së policit dhe dy të tjerë kanë qenë kalimtarë.

Ndërkohë, të plagosur në këtë incident kanë mbetur e dashura e policit, nëna dhe motra e saj.

Siç transmeton BBC, është raportuar se e dashura e policit i kishte bërë me dije atij se ajo dëshiron të ndahet nga ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM