Polanski e quan lëvizjen #MeToo një “histeri kolektive”

6:26 pm 10.05.18

 

Rejgisori Roman Polanski ka folur për gazetën Newsweek Polska pak ditë para se organizatorët e çmimeve Oscar ta përjashtonin atë si fajtor për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Intervista ishte realizuar para datës 3 maj, derisa gazeta gjatë kësaj jave e ka publikuar të gjithë intervistën pas vendimit të Akademisë Amerikane të Filmit, Arteve dhe Shkencës për ta përjashtuar regjiosrin i cili më 2002 fitoi çmimin Oscar për filmin The Pianist.

Ndër të tjera, Polanski e ka quajtur lëvizjen #MeToo një “histeri kolektive”, transmeton NME.

“Nuk mund të mos qeshësh,” i ka thënë regjisori gazetës. Ai tha se shumica e atyre që po flasin kundër sulmuesve dhe ngacimeve seksuale e bëjnë këtë “kryesisht nga frika,” dhe e i ka krahasuar reagimet e industrisë së filmit dhe zbavitjes me vajtimin që i bëhet në Korenë Veriore liderëve që vdesin.

Polanski u largua nga Shtetet e Bashkuara më 1978 pasi u gjet fajtor për marrëdhënie seksuale me e një 13 vjeçare, duke u larguar kështu nga vendi para se të mund të burgosej.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM