Polakët protestojnë kundër ndryshimit në sistemin e drejtësisë

8:48 pm 16.07.17

 

Mijëra polakë kanë mbajtur protesta në kryeqytetin Varshavë, dhe në qytete tjera të Polonisë, duke kundërshtuar një reformë kontroverze në sistemin e drejtësisë.

Protestuesit kanë reaguar kundër një projektligji të kaluar gjatë ditës së shtunë në Senatin e vendit. Sipas protestuesve, ky projektligj shkatërron lirinë e gjyqtarëve dhe dëmton demokracinë.

Sipas këtij projektligji, deputetët dhe ministri i drejtësisë do të kenë fuqi të emërojnë gjyqtarët pa konsultuar rrethet gjyqësore, transmeton BBC.

Qeveria polake thotë se kjo lëvizje është e nevojshme pasi sistemi i drejtësisë është i korruptuar dhe shërben vetëm në interes të elitave.

Përkrahësit e opozitës dhe aktivistë për të drejtat e njeriut u mblodhën në Varshavë duke mbajtur flamuj polakë dhe ata të Bashkimit Evropian, duke u rënë borive në protestën që ka vazhduar edhe gjatë natës.

Ky projektligj, për të hyrë në fuqi si ligj, duhet të nënshkruhet nga Presidenti Andrzej Duda. Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë indikacion se planifikon ta kundërshtoj atë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM