‘Po duan ta largojnë Kampionatin Botëror nga Rusia’

4:23 pm 01.04.18

 

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara  se po dëshirojnë të pamundësojnë mbajtjen e Kampionatit Botëror të futbollit në Rusi.

Gjatë një bisede për telivizionin Russian TV, ajo ka thënë se “qëllimi kryesor” i këtyre vendeve është “të largojnë Kampionatin Botëror nga Rusia”, transmeton BBC.

Mbretëria e Bashkuar po shikon mundësitë që të ndëshkoj Rusinë pas akuzave se ka shkaktuar një sulm me agjent nervor.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, e ka përshkruar mbajtjen e Kampionatit Botëror në Rusi duke bërë krahasime me Lojërat Olimpike të mbajtura në Gjermaninë Naziste më 1936.

Përkundër situatës së rënduar politike ndërmjet Rusisë dhe vendeve perëndimore, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se përfaqësuesja e Anglisë do të bojkotoj garën më prestigjioze të kombëtareve në futboll, garë kjo e cila fillon gjatë muajit qershor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM