Placebo ndajnë dhimbjen me vdekjen e Chester Bennington  (foto)

7:19 pm 21.07.17

 

Placebo kanë shkruar një postim mjaft prekës pas vdekjes së këngëtarit të Linkin Park, Chester Bennington.

Bennington u gjend i vdekur dje në shtëpinë  e tij në Los Angeles. Është konfirmuar se vdekja e tij po hetohet si rast i dyshuar i vetëvrasjes.

Shumë emra të mëdhenj nga bota e muzikës, nga të gjitha zhanret, me të kuptuar lajmin e hidhur kanë shkruar postime nëpër rrjetet sociale në kujtim të Bennington.

Edhe grupi Placebo ka shkruar në Facebook duke kujtuar shokun e tyre të cilin e kanë përshkruar si “të veçantë, i butë dhe shpirt gjeneroz”.

 

 

 

“Kjo tragjedi, bashkë me humbjen së fundmi të Chris Cornell në rrethana të ngjashme, vetëm sa kanë theksuar natyrën shkatërruese dhe të rrezikshme për jetën që kanë dy demonët e varësisë dhe depresionit, për çka në shoqëri ekziston një stigma e madhe; sidomos kur është fjala për muzicientët e suksesshëm të cilët, së paku për publikun në përgjithësi, duket se ‘i kanë të gjitha’”  thuhet ndër të tjera në postimin e nënshkruar nga Brian Molko dhe Stefan Olsdal.

Të dy anëtarët e Placebo kanë thirrur fansat që nëse kanë nevojë për ndihmë të krijojnë kontakt me kampanjën C.A.L.M.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM