Pittella: Të rinisë procesi i aderimit për vendet e Ballkanit

10:50 am 15.03.17

pit

 

Kreu i grupit socialist në Parlamentin Europian, Gianni Pittella deklaroi se Strasburgu po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Ballkan dhe sidomos ato në Maqedoni.

Parlamenti e shtyu zyrtarisht seancën plenare, ku do të votohej progresraporti i saj për vitin 2016, duke nxjerrë si argument situatën e trazuar politike që nuk po merr zgjidhje.

Raportuesi për Maqedonine ishte ai që doli me propozimin të pritet e të shihet se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet.

“Dua t’i dërgoj Ballkanit mesazhin e një politike të hapur dhe rivendosjes së besimit në marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe rajonit”, u shpreh Pittella. “Ne dëshirojmë që procesi i aderimit për vendet e Ballkanit Perëndimor të rinisë pas vitit 2019. Dua gjithashtu të theksoj se këto shtete përbëjnë për ne një prioritet politik”, shtoi ai, transmeton Top Channel.

Partitë Popullore Europiane kanë ngritur gjithashtu shqetësimin e tyre mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, veçanërisht ato në Maqedoni, Kosovë e Bosnje-Hercegovinë.

Kreu i grupit më të madh politik brenda PE-së, Manfred Weber flet për një rritje të tensioneve që po alarmon bllokun, i cili – siç thotë ligjvënësi europian, – e konsideron rajonin si pjesë të Europës së bashkuar.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM