Pikturat e Kurt Cobain ekspozohen për herë të parë

1:28 pm 04.07.17

 

Panairi i artit The Seattle Art Fair, që mbahet nga 3-6 gusht, do të jetë vendi ku për herë të parë do të paraqiten piktura punuar nga forntmeni i Nirvana, Kurt Cobain.

Dy piktura, të paekspozuara më parë, do të sillen nga UTA Artist Space për të bërë debutimin ekspozues të tyre në Seattle.

Këto piktura të Cobain do të paraqiten përkrah punimeve të tjera të punuara nga emra bashkëkohës të Cobain dhe që kanë pasur influenca të ngjashme, siq janë Nate Lowman, Mike Kelley dhe disa të tjerë.

Dy pikturat e Cobain do të paraqiten bashkë me disa shënime të përzgjedhura të shkruara nga ai. Këto kanë qenë të mbajtura në depo që nga vdekja e këngëtarit më 1994, por UTA tani shpresojnë se duke i ekspozuar ato do të sjellin “dritë të re mbi kryeveprën e tij, edhe për fansat e informuar mirë rreth punës së tij”.

United Talent Agency ka kohë që përfaqësojnë Courtney Love, dhe nga viti i kaluar kanë fituar edhe të drejtën për përfaqësimin e trashëgimisë së Cobain.

UTA planifikon të krijojë një turne me eskpozita për të treguar historinë e Cobain përmes punimeve të tija artistike, arifakteve personale dhe memorabilisë, ngjashëm sikurse kishte ndodhur në Londër me bendin Rollin Stones.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM