Përmbyset rezultati i balotazhit në Istog

6:02 pm 23.11.17

 

Pas numërimit të votave me kusht, në Istog i pari ka dal kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, duke e përmbysur kështu rezultatin e të dielës, i cili pa votat me kusht nxorri fitues Haki Rugovën e LDK-së.

“Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian.” ka shkruar të enjten Dreshaj në Facebook, transmeton Koha.net.

Por, në krahun tjetër, Haki Rugova ka thënë se nuk e pranon rezultatin e dal pas numërimit të votave me kusht.

“Ai është rezultat i papranueshëm dhe i manipulueshëm. Unë si pranoj ato rezultate, do të bëjmë ankesë, e gatshme është ankesa”, tha Rugova.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM