Përleshje në Bregun Perëndimor pas vendimit të Trump për Jerusalemin

3:52 pm 07.12.17

 

Së paku 16 palestinezë janë lënduar në përleshjet që kanë shpërthyer në pjesën e okupuar të Bregut Perëndimor.

Protestat e ditës së entje vijnë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Raportohet se të lënduarit kanë pësuar kryesisht nga gazi lotësjellës dhe plumbat e gomës. Por, BBC raporton se së paku një nga të lënduarit ka lëndime nga gjuajtjet direkte.

Pas vendimit të Trump, palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës kanë dal në rrugë për të protestuar kundër këtij vendimi.

Ndërkohë, Izraeli ka dërguar qindra trupa shtesë në Bregun Perëndimor.

Vendimin e presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit e kanë kundërshtuar shumë aleatë të SHBA-ve, derisa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbaj një takim gjatë ditëve në vazhdim, dhe njëjtë pritet të bëjë edhe Liga Arabe.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM