Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve takohen me kryetarin e Prishtinës

12:43 pm 14.07.17

 

Pas rihapjes së Shoqatës së Gastronomëve në Prishtinë, përfaqësuesit e saj kanë zhvilluar një takim me kryetarin Shpend Ahmeti.

Disa nga propozimet që dolën nga ky takim janë që gastronomët e Prishtinës ta kenë një zyre dhe përfaqësim në Komunë, që kjo industri ta ketë periudhën e tolerancës dhe kohën turistike prej 15 korrikut deri më 15 gusht të çdo viti, që matja e zhurmës nga muzika të bëhet me decibel dhe që të gjithë ta respektojnë këtë normë të lejuar të zhurmës në ambientet publike , në mënyrë që Policia të mos vendosë njëanshëm për këtë, si dhe ndryshimi i ligjit për gastronomët, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka premtuar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtar për matjen dhe tolerancën ndaj zhurmës, formimin e grupeve për ndryshim të ligjit ndaj gastronomëve (në grup do të jenë të përfshirë përfaqësues të bashkësive lokale të qytetit, përfaqësues të gastronomëve si dhe ekspertë ligjor nga Komuna dhe Policia e Kosovës).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM