Përdorimi afatgjatë i ekstazisë krijon nivele më të larta të empatisë

3:31 pm 11.02.19

Long term users of MDMA were found to have greater levels of empathy. Credit: PALe ta them këtë që në fillim, droga është e keqe dhe duhet të shmanget. Megjithatë, sipas një studimi të ri, përdorimi afatgjatë i drogës ekstazi, mund të lidhet me nivele më të larta të empatisë. Shkencëtarët analizuan nivelet e ndjeshmërisë në 25 njerëz që morën një mori substancash, përfshirë ekstazinë.
19 nga ta ishin përdorues të drogave të shumta, duke perfshire ekstazinë dhe 23 njerëz që pinë vetëm alkool. Droga të tjera të përfshira në studim ishin kokaina, kanabisi dhe ketamina.

Ata që morën ekstazi thanë se ndiheshin shumë më të ndishëm dhe ishin më të zotë në identifikimin e emocioneve që shfaqeshin nga njerëz të tjerë gjatë një detyre kompjuterike, sesa ata njerëz që nuk kishin marre ekstazi. Molly Carlyle, nga Universiteti i Exeter, ishte autorja kryesore e temës: Empatia më e madhe në përdoruesit e MDMA, e cila është botuar në Journal of Psychopharmacology.

Ajo tha: “Është sugjeruar që MDMA, e kombinuar me terapi, mund të jetë një trajtim efektiv për traumën psikologjike dhe alkoolizmin. “Gjetjet tona tregojnë se përdoruesit e MDMA ishin në gjendje të kuptonin më mirë emocionet e të tjerëve dhe kishin empati më të mirë emocionale sesa njerëzit që përdorin ilaçe të tjera apo ata që pinë vetëm alkoolin”.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM