Perceptimi i korrupsionit: Shqipëria dhe Kosova ndër më të korruptuarat në botë

6:55 pm 16.03.18

 

Një sondazh i kryer nga kompania ndërkombëtare Gallup, për të matur indeksin e lumturisë, me ç’rast shikohet edhe niveli i perceptimit të korrupsionit nga qytetarët, ka nxjerr Kosovën dhe Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në botë.

Revista Monitor ka përpunuar të dhënat e hedhura online nga raporti botëror i lumturisë, i publikuar dy ditë më parë, ku rezulton se Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.032, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se janë të “zhytura” në korrupsion.

Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bulgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë.

Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM