Për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, Norvegjia dyfishon ndihmën financiare

5:59 pm 07.03.18

 

Qeveria e Norvegjisë do të rris ndihmën për promovimin e stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Fondi i këtij vendi për zhvillimin e Ballkanin Perëndimor, nga 18.2 milionë euro sa kishte ndarë më 2017, është rritur në 33.1 milionë euro për 2018-ën, transmeton Koha.net.

Ndihma norvegjeze synon të përmirësojë bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave dhe forcimin e shoqërisë civile, raporton agjencia boshnjake e lajmeve “Fena”.

Prioritetet dallojnë nga vendi në vend, varësisht nga nevojat dhe prioritetet e vendeve tjera donatore dhe të BE-së.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM