Për herë të parë, shtatë ministre femra në takimin e NATO-s

1:36 pm 09.11.17

 

Në mesin e 29 ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në takimin e mbajtur në selinë e aleancës në Bruksel kanë qenë prezente edhe shtatë ministre femra.

Shtetet me ministre femra të mbrojtjes në këtë takim janë Shqipëria, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Sllovenia, transmeton Koha.net.

Në mbledhje, Shqipëria u përfaqësua nga ministrja Olta Xhaçka, Gjermania nga Ursula von der Leyen, Franca nga Florence Parly, Italia nga Roberta Pinotti, Holanda nga Ank Bijleveld, Spanja nga Maria Dolores de Cospedal Garcia dhe Sllovenia nga Andreja Katiç.

Zyrtarët theksuan se ndihen krenarë nga pjesëmarrja e shtatë grave në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisa, Xhaçka, tërhoqi vëmendjen me xheketin e kuq.

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel mbahet më 8 dhe 9 nëntor, ndërkohë që në rend të ditës të takimit janë struktura komanduese e NATO-s, detyra e aleancës në Afganistan dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM