‘Peaky Blinders’ rikthehet me seri të reja më vonë gjatë vitit

9:45 pm 10.07.17

 

Seria televizive britanike Peaky Blinders ka mbaruar xhirimet për seritë e reja.

Seritë e kompletit të katërt me radhë filluan të xhirohen gjatë muajit mars, derisa transmetimi i tyre pritet të ndodh më vonë gjatë vitit 2017.

Gjatë muajit maj BBC bëri me dije se ka urdhëruar realizimin e paketës katër dhe pesë të serive. Madje është raportuar se mund të ketë edhe më shumë në të ardhmen.

Ndërkohë, një foto e postuar në faqen zyrtare të serialit në Twitter ka konfirmuar se xhirimet për seritë më të reja kanë mbaruar më 7 korrik.

 

 

Peaky Blinders pritet të rikthehet në ekranin britanik gjatë muajit tetor.

Ky serial televiziv, tërheqës për nga tema që trajton, është shquar edhe për selektimin e shkëlqyeshëm të këngëve që përfshihen në te, duke pasur muzikë nga bendet si Royal Blood, PJ Harvey, The White Stripes, e shumë emra të tjerë të famshëm.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM