PDK, AAK dhe Nisma në koalicion parazgjedhor

5:01 am 17.05.17

 

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të kandidojnë bashkërisht në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këto tri parti në orët e vona të së martës kanë arritur koalicion.

I pari që e ka dhënë lajmin se është arritur një koalicion i tillë, ka qenë ish-deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Ai në një status në Facebook e ka bërë këtë, duke e postuar një fotogtafi ,në të cilën ka shkruar “Fillimi i ri – PDK-AAK-Nisma”, transmeton Express.

Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, ka lidhur koalicion me  disa parti të vogla, si PD, PSDHK, Lëvizja për Bashkim dhe disa parti të tjera.

Kurse, pak më parë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM