Paul Oakenfold e zhvendos muzikën elektronike nga klubet në Malin Everest

10:43 am 21.02.18

 

Muzicienti i mirënjohur britanik, Paul Oakenfold, ka bërë diçka të jashtëzakonshme për profesionin e tij.

Si pjesë e një dokumentari, ai ka vendosur ta sfidoj veten “si asnjëherë më parë”.

Dokumentari Soundtrek Everest tregon për udhëtimin e Oakenfold në Nepal, dhe për ngjitjen e tij drejt kampit bazë rreth 5,360 metra lartësi, aty ku ai edhe lëshoi muzikë.

“Pjesa më mahnitëse e këtij projekti është se më sfidon kreativisht. Në këtë periudhë të jetës time, është e rëndësishme për mua të kem një sfidë, të sfidohem fizikisht dhe mendërisht. Ka aq shumë momente kur shikon veten në pasqyrë dhe e bënë pyetjen, ‘A mund ta bëjë këtë?’”.

Ndenja e Oakenfold mbajtur në Malin Everest ka mbledhur para për organizatat Himalayan Trust dhe Supporting Nepal’s Children, të cilat asistojnë dhe ndihmojnë të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Nepalin në vitin 2015.

Ende nuk është caktuar data se kur do të dal dokumentari Soundtrek Everest.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM