Pasaporta shqiptare për kosovarët; Meta kundër kërkesës së Thaçit

2:54 pm 11.10.17

 

Takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Shqipërisë, Ilir Meta, u karakterizua nga një mospajim ndërmjet dy liderëve.

Ishte Thaçi ai që kërkoi nga Meta që shtetasve të Kosovës t’u jepet mundësia që të pajisen me pasaporta të Shqipërisë.

“Nuk shoh me këtë parlament një zgjidhje të situatës, prandaj ju lutem Zoti president ne përputhje me kushtetutën, jepini pasaporta shtetasve të Kosovës”, është deklaruar Thaçi.

Por, edhe pse e cilësoi si të padrejtë kushtin e demarkacionit për liberalizimin e vizave, vendosur nga BE-ja, presidenti Meta nuk e sheh zi zgjidhje të problemit kërkesën e Thaçit.

“Është e padrejtë vendosja e këtij kushti, por nuk është zgjidhja dhënia e pasaportave shqiptare. Duhet dialog nga e gjithë politika”, u shpreh Meta, transmeton Top Channel.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM