Pas tri dekadave, Arabia Saudite do të lejoj hapjen e kinemave

7:01 pm 11.12.17

 

Gjatë vitit të ardhshëm pritet të hapen kinematë e para komerciale në Arabinë Saudite, pas më shumë se tri dekada të ndalimit të tyre.

Ministria e kulturës dhe e informacionit e këtij vendi ka njoftuar se do të filloj të lëshoj leje për hapjen e kinemave komerciale dhe pret që ato të fillojnë të hapen në muajin mars të vitit 2018.

Arabia Saudite, një vend me mbretëri konservative myslimane, ka pasur kinema gjatë viteve 1970-ta por që ato u mbyllën pas ndikimit të klerikëve në autoritetet.

Lejimi i hapjes së kinemave është një nga veprimet e Princit Mohammed bin Salam i cili synon që deri në vitin 2030 të bëjë reforma në shoqërinë dhe ekonominë  e vendit, transmeton BBC.

Në njoftimin e ministrisë së kulturës, gjatë ditës së hënë, u tha se vendimi për të lejuar kinematë është pjesë “qendrore e programit qeveritar për të inkurajuar një kulturë vendore të pasur dhe të hapur për sauditët.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM