Pas fitores së betejës gjyqësore, Telekomi përgatitet për privatizim

9:38 pm 04.05.18

 

Qeveria e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë ‘Axos-Capital’, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke shtuar se edhe shpenzimet e procesit do të paguhen nga kompania ‘Axos’, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të Kosovës për rastin e privatizimit të Telekomit të Kosovës duke obliguar ‘Axos’-in, t’i paguajë të gjitha shpenzimet e gjithë këtij procesi me një vlerë prej rreth 2 milionë dollarësh”.

“Më në fund, Kosova në këtë rast triumfoi pasi që me të vërtetë ka qenë një ngarkesë e tepërt, duke mos lejuar zhvillimin e Telekomit, mirëpo as tërheqjen e investitorëve të huaj, në rast të privatizimit të Telekomit”, ka thënë Lluka për Radion Evropa e Lirë.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar, siç ka thënë ai, fitoren e shtetit të Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë ‘Axos’.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM