Paralajmërohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

7:42 am 30.08.17

 

Gjatë një debati me qytetarë, në lidhje me dëgjimet dhe planifikimet buxhetore për vitin 2018, është bërë e ditur se Komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm do të ketë mbi tavolinë projektin ideor për Spitalin e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë, Arbën Vitia, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës me institucionet e saj të shëndetit primar ofron shërbime për afro 500 mijë banorë, prandaj e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme që për ta të fillojë të ofrojë edhe shërbime të shëndetit sekondar (shërbime spitalore), shkruan gazeta Koha Ditore.

Kjo ka bërë që në planifikimet e saj të fusë edhe ndërtimin e spitalit të Prishtinës i cili, megjithatë, sipas tij, do të marrë kohë derisa të ndërtohet.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM