Papunësia e grave në Kosovë, më e madhja në rajon

12:32 pm 13.07.17

 

82 për qind e grave të afta për punë në Kosovë janë të papunësuara.

Kështu ka deklaruar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, i cili ka theksuar se kjo shkallë e papunësisë së grave kosovare është më e larta në rajon.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër, transmeton Koha.net.

“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë, atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi të pengojmë qasjen e grave në ekonomi. Thjesht, nevojitet që gratë të jenë pjesë e ekonomisë. Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon. 82 për qind e grave që janë të afta për punë janë të papunësuara,” ka thënë Braathu.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM