Papa Françesku marton çiftin brenda aeroplanit

6:58 am 19.01.18

 

Ky duhet të jetë një moment historik, pasi mendohet se është hera e parë që një papë është prezent dhe marton një çift brenda aeroplanit.

Nusja Paula Podest dhe dhëndërri Carlos Ciuffardi thanë ‘Po’ në ceremoninë martesore të krijuar brenda aeroplanit Airbus 321 që po fluturonte drejt qytetit kilian të Iquique.

Kështu, Papa Françesku shënon ceremoninë e parë martesore brenda një aeroplani, dhe kjo ndodhi të enjten kur ai bëri ceremoninë kishtare për çiftin Podest dhe Ciuffardi, brenda aeroplanit që po udhëtonte  rreth 11,000 kilometra lartësi.

 

 

Çifti i ka treguar Papës Françesku se ata ishin martuar në vitin 2010, kur edhe kishin kryer ceremoninë civile martesore, por nuk kishin bërë edhe ceremoninë kishtare për shkak të termetit që goditi Kilin më 27 shkurt të vitit 2010.

Në martesën e realizuar në aeroplan, përveç Papës, prezent ka qenë, si dëshmitar, edhe kreu i asaj linje ajrore.

 

 

Ndërkohë, dhëndërri tha se Papa i kishte thënë se ky moment “është historik, se nuk ka ndodhur më parë që një papë të martoj dikë brenda aeroplanit,”

“Ky është një sakrament që po mungon në botë, sakramenti i martesës. Të jetë ky një motivim që të tjerët të kenë sakramentin e martesës. Kjo është arsyeja që po e bëjë këtë.” ka thënë Ciuffardi duke cituar fjalët e Papës Françesku.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM