Papa Françesku dëshiron ndryshimin e lutjes

1:06 pm 08.12.17

 

Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndryshohet një pjesë të lutjes e cila bënë fjalë për joshjen.

Formulimi i tanishëm në Lutjen e Zotit thotë “mos na drejto në joshje”, derisa Papa ka kërkuar që të ndryshohet përkthimi pasi, siç tha ai, Zoti nuk i drjeton njerëzit në mëkat.

Papë Françesku tha se formulimi i lutjes do të duhej të ishte “mos na lejo të biem në joshje”, transmeton BBC.

Këto komente ai i bëri gjatë mbrëmjes së mërkurë në televizionin italian TV2000.

Papa gjithashtu tha se Kisha Katolike në Francë tani përodor formulimin e ri “mos na lejo të biem në joshje” si një alternativë, dhe ai ka thënë se diçka e ngjashme do të duhej të përdorej në gjithë botën.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM