Panucci është trajneri i ri i kombëtares shqiptare

7:59 am 18.07.17

 

Christian Panucci është vendosur të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare në futboll.

Lajmin e kanë dhënë mediat italiane, të cilat kanë raportuar se në orët e vona të së hënës është arritur akordi mes Panuccit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, transmeton Top Channel.

Ai është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM