Pamjet e para nga ‘Jurassic World 2’  (foto)

1:35 pm 09.03.17

jurasic

 

Producenti Frank Marshall ka ndarë një foto, të parën deri më tani, nga filmi Jurassic World 2.

Vazhdimësia e filmit të parë për dinosaurët, atij të vitit 2015, është duke u inçizuar në Londër dhe sikurse në filmin e kaluar do të jenë pjesë me rolet e tyre aktorët Bryce Dallas Howard dhe Chris Pratt.

Ndërkohë, aktorë të ri në kast janë Toby Jones, Rafe Spall, James Cromwell, Justice Smith dhe Geraldine Chaplin.

Në foton e ndarë nga Marshall, përmes Twitter, shihet një vajzë brenda një hapësire që duket të jetë një museum i dinosaurëve.

 

foto1

 

Emri për filmin e ri ende nuk dihet, derisa filmi pritet të ketë premierën gjatë verës së vitit 2018.

Këtë herë, JA Bayona do të marrë rolin e regjisores nga Colin Trevorrow, derisa ky i fundit mbetet pjesë e ekipit si producent ekzekutiv bashkë me Steven Spielberg.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM