Pamje të reja nga filmi i radhës për ‘Jurassic World’

6:16 pm 23.11.17

Një video e postuar online ofron pamje të reja nga filmi Jurassic World: Fallen Kingdom që del nëpër kinema gjatë vitit të ardhshëm.

Colin Trevorrow, që është shkrues dhe producent ekzekutiv i këtij filmi, ka postuar në Twitter një klip ku shihet Owen Grady (Chris Pratt) që qëndron afër një dinosauri të vogël.

 

Për ta parë videon kliko mbi foton më poshtë.

 

Regjinë e filmit e ka bërë JA Bayona, derisa i përfshirë është edhe Bryce Dallas Howard.

Në film paraqiten Dr Ian Malcolm, Ted Levine, Rafe Spall, Toby Jones dhe Geraldine Chaplin.

Jurassic World: Fallen Kingdom do të ketë premierën më 7 qershor të vitit 2018 në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më 22 qershor në Shtetet e Bashkuara.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM