Pamje dhe detajet e para nga vazhdimësia e filmit ‘Fantastic Beasts…’ (foto)

4:42 pm 16.11.17

 

Fansat e filmit Fantastic Beasts And Where To Find Them tani kanë mësuar se do të ketë edhe një film tjetër, vazhdimësi e të parit, dhe janë njohur me karakteret që do të paraqiten në te.

Warner Bros ka zbuluar se filmi i dytë do të quhet Fantastic Beasts: The Crimes Of Grindelwald dhe do të ketë premierën më 16 nëntor të vitit 2018.

Filmi do të fokusohet në shoqërinë dhe rivalitetin e të rinjve Albus Dumbledore dhe Gellert Grindelwald, luajtur nga Jude Law dhe Johnny Depp, karaktere këto që shihen edhe në fotografinë e lëshuar për herë të parë rreth këtij filmi të ri.

Në foto janë edhe Ezra Miller në rolin e Credence Barebone, Callum Turner në atë të Theseus Scamander dhe Zoe Kravitz në rolin e Leta Lestrange.

 

 

Aktori Eddie Redmayne do të kthehet si karakteri kryesor Newt Scamander bashkë me Katherine Waterston dhe Dan Fogler.

Ky film i ri, që përsëri do të jetë nën regjinë e David Yates, vazhdon të zgjeroj botën magjike të shkrimtares JK Rowling, duke u zhvendosur nga New Yorku në Londër dhe në Paris.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM