Pajisje në vlerë 1 milionë dollarë për kontrollin e kufirit

10:28 am 05.10.17

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës pajisje për kontrollin e kufirit në vlerë 1 milion e 100 mijë dollarë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se MPB është e përkushtuar që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky donacion do të jetë shumë i mirëseardhur për Kosovën.

Ndërsa, Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delaëie, tha se janë të përkushtuar me institucionet e Kosovës për të forcuar kufijtë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) kanë dhuruar pajisjet për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave – Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM