Pacolli propozon zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës

5:36 pm 03.10.17

 

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka dhënë një ide kandidatit për kryetar të Prishtinës nga partia e tij.

Pacolli i ka propozuar, në rast fitoreje, kandidatit Selim Pacolli që të mendoj të zhvendos Universitetin e Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës mund të zhvendoset pa i kushtuar vendit asgjë. Tokat më të mira janë të universiteti dhe vlera e kësaj toke ndërton jo vetëm një por shumë universitete. UP-ja duhet të jetë një vend ku studentet kanë hapësira standarde”, ka thënë Pacolli, transmeton gazeta Zëri.

Për pjesën bosh të Universitetit, Pacolli tha se mund të bëhen qendra dhe parkingje dhe të formohet qendra me unikale në Ballkan, që siç tha ai, do të quhet “qendra pa mure”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM