Pacolli: Po ndodh izolim i heshtur për Kosovën

7:58 am 01.02.18

 

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme ka thënë se do të ishte fatale për Kosovën mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe shfuqizimi eventual i ligjit për Gjykatën Speciale.

Gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, të mërkurën, ai ka thënë se mbajtja pezull e këtyre dy çështjeve ka bërë që vendi t’i nënshtrohet izolimit të heshtur ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

“Rekomandimet që vijnë janë që të mos i bëhet Kosovës një traumë, sepse ka pasur shumë trauma në të kaluarën dhe një e tillë do të ishte fatale për Kosovën. Më është thënë se duhet të ndalen iniciativat sa i përket Gjykatës Speciale. Këto iniciativa janë fatale për Kosovën. Çdo ditë e më tepër ka izolim të heshtur për Kosovën”, ka theksuar ai, i përballur me një numër të madh të pyetjeve nga anëtarët e Komisionit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM