Pacolli: Nuk lëkundemi nga pozicioni ynë

1:06 pm 16.06.17

 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që ditëve të fundit kanë lënë të kuptohet se ndoshta partia e tij do t’i bashkohet koalicionit PAN për të formuar qeverinë.

Duke shkruar në Facebook, Pacolli ka siguruar votuesit se nuk do të ndryshoj pozicion kundër vullnetit të qytetarëve që vendosën në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Të nderuar miq, secili lajm që mund ta lexoni është thjesht spekulim. Qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë. Bashkë me partnerët e Koalicionit, LDK-në jemi të vendosur në rrugën tonë, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim”, ka shkruar Pacolli, transmeton gazeta Zëri.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM