Pacolli: Ju kam thënë që moti, demarkacioni miratohet këtë javë

5:37 pm 13.03.18

 

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është i bindur se këtë javë miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve ‘sot, nesër’. Unë ju kam thënë, në javën e dytë të marsit, që moti. Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë, do të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar nëse për ratifikimin e kësaj marrëveshje është arritur ndonjë pajtim me partneren e koalicionit qeverisës, Listën Serbe.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM