Pacino, De Niro dhe Coppola ribashkohen në New York

11:05 am 09.03.17

alpac

 

Dy filmat e parë të françizës Godfather do të shfaqen gjatë muajit të ardhshëm në New York, dhe me këtë rast do të ndodh edhe ribashkimi i disa prej protagonistëve nga të dy filmat.

Regjisori Francis Ford Coppola, aktorët Al Pacino dhe Robert De Niro, do të jenë pjesë e një paneli që do të mblidhet më 29 prill në NYC’s Radio City Music Hall.

Ngjarja do të mbahet si pjesë e Festivalit të Filmit Tribeca që këtë herë mbahet nga data 19-30 prill.

Përveç shfaqjes së dy filmave – The Godfather nga viti 1972, dhe vazhdimi i tij, The Godfather II – në panelin special, për të diskutuar do të jenë edhe Robert Duvall, Diane Keaton, Talia Shire dhe James Caan.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM