Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar do të zhvillohet pa një nikoqir, për herë të parë pas 30 vitesh. Kreu i ABC Entertainment, që do transmetojë ceremoninë e Akademisë, tha se do të vendosë në pah të famshmit që prezantojnë dhe i japin trofetë fituesve.

Vendimi u mor pas tërheqjes së Kevin Hart.Në dhjetor, komediani hoqi dorë nga roli që iu dha pas polemike mbi komentet e tij homofobike në Tëitter.Ai tha se nuk donte të ishtë një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se i vinte keq që lëndoi njerëzit me komentet e tij.Image result for oscars

Një numër ceremonish të Akademisë nuk kanë pasur mikpritës. Rasti i fundit ishte në vitin 1989, kur producenti Allan Carr mori vendimin ti lënë vend prezantuesve më të famshëm.