Ora 1 milionë euro është e ndërtuar nga djathi  (video)

5:23 pm 22.01.17

swiss2

 

Ndërtuesi zviceran i orëve, H. Moser & Cie, ka nxjerrë orën më të re e cila përbëhet e gjitha nga djathi.

Ideja për krijimin e një produkti të tillë nuk ka rrjedhur nga nevoja për të mahnitur tregun me diçka të jashtëzakonshme. Përkundrazi, kjo është bërë në formë proteste.

Kjo firmë zvicerane ka vendosur të lansoj këtë lloj ore si protest ndaj ligjit të ri në Zvicër i cili kërkon nga orëpunuesit, të cilët vendosin vulën ‘Swiss Made’ (Krijuar në Zvicër), në produktet e tyre, të përdorin 60 përqind të materialit nga Zvicra.

Në fakt, orëpunuesit në këtë vend veçse përdorin 95 përqind të materialit nga vendi i tyre, derisa ligjin e ri e konsiderojnë si shumë të butë, dhe pikërisht për këtë kjo firmë ka vendosur që të rebelohet duke krijuar orën me djath.

“Është shumë i butë, nuk sjell garanci, duke krijuar kështu konfuzion dhe mundëson abuzimin e sistemit” thuhet nga H Moser në lidhje me ligjin e ri.

Ora nga djathi quhet ‘Swiss Mad’ dhe rrypat janë të përbërë nga lëkura e lopës derisa pjesa kryesore e orës është bërë nga djathi Vacherin Mont d’Or.

Kjo orë ka çmimin 1,081,291 franka zvicerane.

Të gjitha fitimet nga shitja e kësaj ore do të shkojnë në ndihmë të orëpunuesve të pavarur zviceran të cilët, sipas krijuesit të kësaj ore “momentalisht po vuajnë nën situatën e rëndë ekonomike dhe shrytëzimin e burimeve nga Azia.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM