Olafur Eliasson do të instalojë një tunel me mjegull të dendur në Tate Modern

7:09 pm 04.02.19

Image result for olafur eliasson your blindArtisti i njohur islandez-danez Olafur Eliasson, veprat e të cilit kanë ndihmuar njerëzimin në kohë krizash, po ofron një eksperiencë “verbërie” të vërtetë me një instalacion të ardhshëm në Tate Modern.

Vepra ‘your blind passenger’ – u paraqit për herë të parë në Muzeun Arken të Kopenhagës të Artit Modern në 2010 – vepra është një tunel 45-metra me mjegull të dendur që thekson shqisat njerëzore ndërsa shikuesit ecin nëpër të. “Shumë shpejt e kuptoni, dhe dua ta them këtë fjalë për fjalë, se nuk jeni krejtësisht të verbër, pasi keni shumë shqisa të tjera që fillojnë të vijnë në pah”, thotë Eliasson në The Guardian. “Kjo tregon se relativiteti i shqisave tona është shumë më i lartë sesa mendojmë, trupat tonë kenë kapacitet për tu rikalibruar ose të paktën të mos ndalen”.Image result for olafur eliasson your blind

Ky instalacion nuk është i pari i autorit në Tate Modern: në vitin 2003, Eliasson shpalosi një diell artificial masiv në Sallën Turbine të galerisë për instalimin e projektit të tij Weather. Dhjetorin e kaluar ai vendosi blloqe akulli nga fiordi i Nuup Kangerlua i Grenlandës jashtë galerisë, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM