OKB: 65 milionë persona janë zhvendosur gjatë vitit 2016

11:42 am 19.06.17

 

Gjatë vitit 2016, në mbarë botën janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre 65.6 milionë persona, thuhet në raportin e fundit të agjencionit për refugjatë në Kombet e Bashkuara.

Numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur në mbarë botën, është rreth 300,000 më i lartë në fund të vitit 2016 sesa në fund të 2015-tës dhe në këtë numër përfshihen refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëzit e zhvendosur brenda vendeve të tyre, ka thënë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

“Megjithëse këto shifra tregojnë ndërrime të vogla në krahasim me vitin e kaluar, shifra relativisht të qëndrueshme paraqesin një situatë shumë të paqëndrueshme,” ka thënë shefi i agjencisë Filippo Grandi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Lufta civile gjashtëvjeçare e Sirisë ka mbetur burimi më i madh i zhvendosjes, me 12 milionë njerëz – rreth dy të tretat e popullsisë.

Ata u pasuan nga rreth 7.7 milionë kolumbianë, 4.7 milionë afganë, 4.2 milionë irakianë dhe 3.3 milionë sudanezë të jugut.

Siria është vendi i vetëm në të cilin shumica e popullsisë është zhvendosur me forcë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM