Oda e Leximit ju fton për diskutim rreth librit ‘Kështu foli Zarathustra’

1:28 pm 14.07.17

 

‘Oda e Leximit’ në bashkëpunim me ‘Klubin e Librit’ organizojnë takim libri, këtë herë rreth kryeveprës filozofike “Kështu foli Zarathustra”.

Organizimi mbahet të martën (18 korrik) në hapësirën e Termokiss në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

“Nietzsche i ka dhënë këtij libri, si shok udhe, nëntitullin: “Një libër për të gjithë e për askënd”. Hajde ta diskutojmë e kuptojmë pse ky nëntitull? Kush është Zarathustra? Kush është ‘mbinjeriu’ i Nietzsche-s që na e mëson Zarathustra e që shumë shpesh keqpërdoret? E shumëcka tjetër që assesi s’bën me t’ikë!” thuhet në njoftimin në Facebook.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM