O’Connell: Nuk i është premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës

6:09 pm 09.01.18

 

Ruairi O’Connell, ambsador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka komentuar iniciativën e 22 dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Me kthyer 180 shkallë, me kthyer mbrapsht qëndrimin, se kemi bashkëpunuar tash, por nuk bashkëpunojmë më është joserioze sepse i thuhet jo bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë O’Connell, transmeton Insajderi.com.

Ai ka thënë se akuzat e Dick Marty në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM