Obsesioni amerikan me pasurinë (foto)

1:57 pm 08.12.17

 

Fotogazetarja nga Kalifornia, Lauren Greenfield, ka 25 vite që dokumenton ëndrrën amerikane me gjithë ndryshimet e saja ndër vite.

Me një punë të palodhshme, e mahnitur nga pasuria dhe fama dhe nga “ndikimi i kamjes”, ajo ka realizuar fotografi që tregojnë se si një pjesë e Amerikës është obsesionuar për të jetuar jetë të pasura.

Arkiva e fotografive të Greenfield përbën mbi gjysmë milioni fotografi të cilat tani janë përzgjedhur në 600 sosh për t’u prezantuar në librin ‘Generation Wealth’ i cili kushton 75 dollarë.

Më poshtë sjellim disa nga këto fotografi, përmes CNN, të cilat tregojnë se deri ku shkon obsesioni i njeriut për t’u dukur i pasur, për të jetuar ashtu, dhe për të shpenzuar pa kufi në këtë qëllim.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM