Nuk ka datë për procedimin e Demarkacionit

6:37 pm 15.03.17

demark

 

Qeveria e Kosovës thotë se ende nuk ka caktuar ndonjë datë se kur do ta procedoj në Kuvend për ratifikimin Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Nga Zyra e kryeministrit, Isa Mustafa kanë konfirmuar për lajmi.net se nuk ka është caktuar data se kur kjo marrëveshje do të dërgohet në Kuvend, pasi janë në pritje që disa deputetë kundërshtues të kësaj marrëveshjeje të ndryshojnë qëndrim dhe në këtë formë të sigurohet votat për ratifikim.

“Nuk kemi ndonjë datë… Të shpresojmë se deputetët do t’i thërrasin arsyes sa më parë”, ka thënë Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, transmeton gazeta Zëri.

Përndryshe koalicioni qeverisës që nga 26 gushti i vitit 2015 nuk ka arritur t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërsa ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është kushti i fundit i mbetur në procesin e liberalizimit të vizave, gjë të cilën e ka konfirmuar Bashkimi Evropian tash e një kohë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM