Norvegjezja Sigrid është fituese e ‘BBC Music’s Sound of 2018’

7:05 am 13.01.18

 

21 vjeçarja Sigrid është zgjedhur fituese e BBC Music’s Sound of 2018, vlerësim ky që mediumi britanik e bënë për këngëtarët dhe bendet që premtojnë suksese gjatw vitit në vazhdim.

Ylli norvegjez i pop muzikës bëhet kështu një nga artistët më të rinj që nderohet me këtë çmim, duke qenë para saj për nga mosha vetëm Adele e cila në vitin 2008 e fitoi këtë vlerësim kur ishte vetëm 19 vjeçe.

 

 

“Është një nder i madh,” ka thënë Sigrid për BBC. “Nuk di si ta shpjegoj.”

Këngëtarja 21 vjeçare është influencuar nga emrat si Lorde, Joni Mitchell dhe Robyn, derisa muzika e saj vlerësohet si mjaft tërheqëse dhe e punuar me edukatë.

Gazetarja Annie Mac nga BBC Radio 1 e ka quajtur këngëtaren norvegjeze “tërësisht një yll perfekt i pop muzikës” dhe “një kënaqësi e plotë ta lëshosh në radio”.

 

 

Lista e ngushtë e ‘The Sound of 2018’ u krijua nga votat e 173 Dj-ve, kritikëve dhe agjentëve të festivaleve.

Për hërë të parë, paneli i këtij edicioni përfshiu edhe ish të nominuar si Ellie Goulding, Stormzy dhe Ray BLK.

Pesë emrat më të mirë që u zgjodhën ishin një përzierje e emrave britanikë dhe ndërkombëtarë, artistë që kanë dhe nuk kanë ende kontrata me kompani muzikore, dhe të cilët ishin jo më të vjetër se mosha 22 vjeçare.

Pas Sigrid, në vendin e dytë u radhit këngëtari dhe tekstshkruesi Rex Orange County, dhe në vendin e tretë urban-jazz këngëtarja IAMDDB.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM