Noel thotë se Liam duhet të vizitoj një psikiatër

3:58 pm 08.10.17

 

Noel Gallagher ka folur rreth vëllaut të tij Liam Gallagher pas komenteve të bëra nga ky i fundit rreth paraqitjes së Noel në koncertin bamirës We Are Manchester.

Noel morri pjesë në këtë koncert, muajin e kaluar, i cili u mbajt në kujtim të 22 viktimave që u vranë në sulmin terrorist në Manchester Arena më 22 maj.

Në ktë koncert nuk ishte pjesëmarrës vëllau tjetër, Liam, i cili më pas shkroi në Twitter duke thënë se performanca e Noel ishte vetëm sa për të tërhequr më shumë vëmendjen e publikut.

Por, pas kësaj deklarate në rrjetin social, Liam kishte thënë se faqja e tij ishte hakuar: “Nuk do e bëja atë. Nuk do të bëja gjëra të tilla. A mund ta besoni?”

Tani, në një intervistë për The Sunday Times, Noel foli për paraqitjen në këtë koncert bamirës dhe për mos paraqitjen në koncertin One Love Manchester të mbajtur nga Ariana Grande.

“Nuk isha thirrur,” është përgjigjur Noel, duke shpjeguar pse nuk ishte në këtë koncert.

Më pas, gjatë intervistës Noel u pyet për reagimin e vëllaut të tij Liam i cili i kishte bërë ato komente pas performancës së Noel në koncertin bamirës muajin e kaluar.

“Për herë të dytë. Ai ka nevojë të vizitoj një psikiatër. Nuk e them këtë si shaka. Pasi të rinjtë Mancunian, fansa të rinj të muzikës, u masakruan, dhe ai, dy herë, e kthen vëmendjen tek vetja. Ai duhet të vizitoj dikë.” ka thënë Noel për vëllanë e tij Liam.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM