Noel Gallagher’s High Flying Birds – ‘Holy Mountain’

3:28 pm 11.10.17

 

Noel Gallagher’s High Flying Birds kanë shpërndarë videospotin për këngën ‘Holy Mountain’.

Ky është singli i parë nga albumi Who Built The Moon? i cili del më 24 nëntor.

Videospoti për këtë këngë është në stilin psychedelic, derisa në këngë merr pjesë edhe Paul Weller.

“E dija menjëherë që ky do të jetë singli i parë. Deri në vdekje, kjo do të jetë një nga pjesët muzikore më të preferuara që kam shkruar ndonjëherë. Fëmijët e mi e duan, shokët e fëmijëve të mi të gjithë e duan dhe jam i sigurt se ‘fëmijët’ do ta duan.” ka thënë Noel për këngën ‘Holy Mountain’.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM