Noel Gallagher sjell emocione në rihapjen e Manchester Arena pas sulmit terrorist

8:38 pm 10.09.17

 

Noel Gallagher dhe bendi i tij High Flying Birds ishin ndër performuesit kryesorë në koncertin We Are Manchester që u mbajt të shtunën në Manchester Arena, organizim ky i pari në këtë hapsirë pas sulmit terrorist që ndodhi më 22 maj në fund të koncertit të Ariana Grande ku humbën jetën 22 persona.

Performanca e Noel-it përfshiu edhe këngën ‘Don’t Look Back in Anger’ që u bë një këngë përmes së cilës kujtohen viktimat e sulmit në Manchester.

“U bë një himn për rezistencë,” u tha Gallagher turmës para se të këndoj këngën ‘Don’t Look Back in Anger’.

“Çdo herë që këndoni, ne fitojmë. Kështu që, këndoni sikur nuk keni kënduar kurrë më parë.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM