Noel Gallagher: Politikanët janë idiotë. Unë nuk i shikoj lajmet

8:39 pm 29.11.17

 

Noel Gallagher ka shprehur qëndrimet e tij rreth Donald Trumpit dhe liderit britanik të laburistëve Jeremy Corbyn.

Në një intervistë për revistën Paste, ish-frontmeni i Oasis e ka sharë politikanin Corbyn duke e quajtur komunist.

Duke folur për presidentin e Amerikës, ylli i skenës muzikore në Britani ka shtuar: “Trumpi është një … një… as nuk do ta them. Por ata [Corbyn dhe Trump] nuk ndikojnë jetën time. Epo, ndoshta Donald Trump, pasi pikëpamjet e tij rreth ambientit janë mjaft të frikshme dhe ato do të ndikojnë tek fëmijët e mi. Por, politikanët? Ata janë idiotë. Ata janë ekonomistë – kaq janë ata. Janë të mbushur me gjepura, dhe këtë e di pasi kam njohur disa prej tyre.”

“Unë nuk shikoj lajmet,” ka shtuar Gallagher. “Lajmet janë të mërzitshme. Atëherë, nëse bota do të përfundoj, nuk dua të di për këtë. Nuk dua ta shikoj se si ndodh kjo. Nëse qielli do të marrë zjarr për shkak të një idioti të vogël, të trashë, nga Korea e Veriut, le të përfundoj. Nuk dua të di për këtë. Në vend të kësaj, dua të bëjë diçka tjetër.”

Noel Gallagher bashkë me bendin e tij High Flying Birds lëshoi albumin Who Built the Moon? gjatë javës së kaluar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM