Noel Gallagher i qet në shitje mbi 50 sende nga Oasis

9:45 am 26.09.17

 

Ish-kitaristi i Oasis do të shes rreth 50 artikuj përmes faqes së marketingut të muzikës në internet Reverb duke filluar  nga 2 tetori.

Më shumë se 50 artikuj, pajisje muzikore qe janë përdor nga Oasis do të jenë në shitje, duke përfshi instrumente e pajisje që bendi i ka përdor gjatë punës në studio e turne.

“Kam grumbulluar shumë instrumente muzikore gjatë kohës së gjatë që kam prodhuar muzikë, të cilat nuk po i përdor askush” ka thënë Noel.

“Këto pajisje muzikore kanë histori mirëpo ende mund të përdoren, kisha dashtë që ato t’i marrë dikush që do t’i përdorte mirë.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM